{"id":627,"date":"2026-03-02T13:31:22","date_gmt":"2026-03-02T13:31:22","guid":{"rendered":"https:\/\/arttmedia.com\/?p=627"},"modified":"2026-03-02T13:31:24","modified_gmt":"2026-03-02T13:31:24","slug":"albin-kurti-ne-keshillin-e-pergjithshem-te-levizja-vetevendosje-fitore-historike-mandat-i-ri-dhe-fokus-ne-zhvillim-e-stabilitet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/arttmedia.com\/?p=627","title":{"rendered":"Albin Kurti n\u00eb K\u00ebshillin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb L\u00ebvizja VET\u00cbVENDOSJE!: Fitore historike, mandat i ri dhe fokus n\u00eb zhvillim e stabilitet"},"content":{"rendered":"\n<figure class=\"wp-block-image size-large\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"1024\" height=\"683\" src=\"https:\/\/arttmedia.com\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/646019670_1472845787542477_4578499772527740185_n-1024x683.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-629\" srcset=\"https:\/\/arttmedia.com\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/646019670_1472845787542477_4578499772527740185_n-1024x683.jpg 1024w, https:\/\/arttmedia.com\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/646019670_1472845787542477_4578499772527740185_n-300x200.jpg 300w, https:\/\/arttmedia.com\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/646019670_1472845787542477_4578499772527740185_n-768x512.jpg 768w, https:\/\/arttmedia.com\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/646019670_1472845787542477_4578499772527740185_n-1170x780.jpg 1170w, https:\/\/arttmedia.com\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/646019670_1472845787542477_4578499772527740185_n.jpg 1500w\" sizes=\"auto, (max-width: 1024px) 100vw, 1024px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<p>Fjala i  plot\u00eb i kryeministrit Kurti n\u00eb mbledhjen LXII t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb L\u00ebvizjes VET\u00cbVENDOSJE!:<\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb nderuar delegat\u00eb t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb L\u00ebvizjes VET\u00cbVENDOSJE!,<\/p>\n\n\n\n<p>E nderuara kryesuese e organit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb subjektit ton\u00eb politik, Arb\u00ebrie Nagavci,<\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb nderuar n\u00ebnkryetar\u00eb t\u00eb L\u00ebvizjes, Glauk Konjufca dhe Mrika Limani-Myrtaj,<\/p>\n\n\n\n<p>I nderuari Sekretar Organizativ, Alim Rama, dhe Koordinatore e Komiteteve Profesionale, Dejona Mihali,<\/p>\n\n\n\n<p>I nderuari Sekretar p\u00ebr Marr\u00ebdh\u00ebnie Nd\u00ebrkomb\u00ebtare, Hajrulla \u00c7eku,<\/p>\n\n\n\n<p>E nderuara kryetare e Grave p\u00ebr VET\u00cbVENDOSJE!, Albulena Haxhiu, dhe i Rinis\u00eb p\u00ebr VET\u00cbVENDOSJE!, Libron Kelmendi,<\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb nderuar ministra t\u00eb qeveris\u00eb e kryetar\u00eb t\u00eb komunave, deputet\u00eb t\u00eb Kuvendit e z\u00ebvend\u00ebsministra, drejtor\u00eb e asambleista anemban\u00eb Kosov\u00ebs,<\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb dashur aktivist\u00eb dhe aktiviste,<\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb nderuar pjes\u00ebmarr\u00ebs,<\/p>\n\n\n\n<p>Mir\u00ebdita t\u00eb gjith\u00ebve dhe mir\u00eb se e gjejm\u00eb nj\u00ebri-tjetrin n\u00eb mbledhjen e 62-t\u00eb n\u00eb prag t\u00eb 15 vjetorit prej se kemi filluar t&#8217;i mbajm\u00eb mbledhjet e K\u00ebshillit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm, pra q\u00eb nga 25 qershori i vitit 2011.<\/p>\n\n\n\n<p>\u00cbsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb po takohemi pas fitores rekord dhe historike dy muaj m\u00eb par\u00eb n\u00eb zgjedhjet parlamentare. G\u00ebzuar edhe nj\u00eb her\u00eb, urime p\u00ebr aksionin q\u00eb e tejkalon edhe imagjinat\u00ebn. Fushata zgjedhore e VET\u00cbVENDOSJE!-s p\u00ebr 28 dhjetorin 2025 ishte e papar\u00eb, jo vet\u00ebm n\u00eb Kosov\u00eb e te kombi shqiptar, por edhe n\u00eb rajon e m\u00eb gjer\u00eb. Un\u00eb shpreh mir\u00ebnjohjen time t\u00eb thell\u00eb si kryetar i L\u00ebvizjes p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb juve k\u00ebtu, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata e ato, atje e kudo q\u00eb jan\u00eb, p\u00ebr secil\u00ebn e secilin sepse ka qen\u00eb angazhim gjigand i cili na ka sjellur n\u00eb k\u00ebt\u00eb lart\u00ebsi, t\u00eb cil\u00ebn mund ta kemi d\u00ebshiruar por nuk mund t\u00eb them q\u00eb edhe e kemi paramenduar kollaj. Prandaj, faleminderit t\u00eb gjith\u00ebve nga zemra dhe urojm\u00eb t\u00eb nxjerrim m\u00ebsimet e mira nga fundviti 2025, jo vet\u00ebm p\u00ebr vitin 2026 por edhe shum\u00eb vite n\u00eb vijim. Pra, ajo fitore erdhi edhe nga ajo fushat\u00eb, e cila pa dyshim q\u00eb nuk ishte thjesht nj\u00eb gar\u00eb politike. Ishte nj\u00eb l\u00ebvizje e gjall\u00eb, fort vitale, e cila p\u00ebrfshiu mij\u00ebra vullnetar\u00eb, aktivist\u00eb dhe simpatizant\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Kosov\u00ebn, nga viset e banuara me shqiptar\u00eb por edhe nga m\u00ebrgata jon\u00eb e dashur. Energjia, p\u00ebrkushtimi dhe durimi i tyre ishin forca jon\u00eb m\u00eb e madhe. Pa k\u00ebt\u00eb angazhim, asgj\u00eb nuk do t\u00eb ishte e mundur; me at\u00eb angazhim gjith\u00e7ka na u mund\u00ebsua.<\/p>\n\n\n\n<p>Kujtojm\u00eb momentin historik t\u00eb 6 tetorit 2019, kur populli na dha nj\u00eb vot\u00eb bind\u00ebse p\u00ebr ndryshim, na nxori t\u00eb par\u00ebt n\u00eb gar\u00eb dhe at\u00eb dit\u00eb, tham\u00eb: \u201cDoli zogu nga l\u00ebvozhga e nuk kthehet m\u00eb\u201d. Ishte dita kur vendi tregoi se rruga p\u00ebr pun\u00eb dhe drejt\u00ebsi, p\u00ebrkushtim ndaj qytetar\u00ebve dhe shtetit, nuk mund t\u00eb kthehet pas. N\u00eb zgjedhjet e shkurtit 2021 ai zog filloi t\u00eb fluturoj\u00eb, dhe m\u00eb pas, me k\u00ebt\u00eb fitoren e mbram\u00eb t\u00eb dhjetorit 2025, shtriu krah\u00ebt e tij mbi t\u00eb gjith\u00eb Republik\u00ebn, duke na dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb mandat edhe m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb vazhduar rrug\u00ebtimin ton\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Slogani i fushat\u00ebs, \u201cSiguri dhe Begati\u201d, shprehu synimin p\u00ebr nj\u00eb shtet m\u00eb t\u00eb fort\u00eb, m\u00eb t\u00eb drejt\u00eb dhe me zhvillim t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm. Nd\u00ebrkaq, \u201cMos l\u00ebsho pe!\u201d u b\u00eb thirrje e p\u00ebrbashk\u00ebt cep m\u00eb cep, mes nesh dhe qytetar\u00ebve, p\u00ebr k\u00ebmb\u00ebngulje p\u00ebrball\u00eb \u00e7do sfide. \u201cMos l\u00ebsho pe!\u201d, n\u00eb fakt, ishte m\u00eb shum\u00eb se thirrje, ishte p\u00ebrkufizim i rrug\u00ebtimit ton\u00eb dhe i vendosm\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbrojtur interesin publik dhe sovranitetin e vendit.<\/p>\n\n\n\n<p>Ne, si\u00e7 e dini t\u00eb gjith\u00eb, nuk i k\u00ebrkuam zgjedhjet e dhjetorit. As qytetar\u00ebt nuk k\u00ebrkonin nj\u00eb tjet\u00ebr proces elektoral. Vendi kishte nevoj\u00eb p\u00ebr pun\u00eb e p\u00ebr paqe, p\u00ebr vazhdim\u00ebsi e siguri, p\u00ebr zhvillim e stabilitet. Por kur zgjedhjet u b\u00ebn\u00eb t\u00eb pashmangshme, populli foli qart\u00eb. Ai nuk deshi kthim pas, por vazhdim p\u00ebrpara. Dhe k\u00ebt\u00eb e shprehu me nj\u00eb fitore tejet t\u00eb madhe, me 51.1% t\u00eb votave, duke e kthyer nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb pad\u00ebshiruar bllokimi n\u00eb nj\u00eb mandat t\u00eb fuqish\u00ebm p\u00ebr progres. Pra, jo 50%, por 51% dhe jo 51%, por 51.1%. Ky num\u00ebr ta ngjall\u00eb figur\u00ebn e Zotit me laps: 51,1%.<\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb dashur qytetar\u00eb,<\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb nderuar aktivist\u00eb,<\/p>\n\n\n\n<p>Ne i fituam k\u00ebto zgjedhje, me popull e p\u00ebr popull, me m\u00eb s\u00eb shumti vota p\u00ebr formimin e institucioneve n\u00eb historin\u00eb e Republik\u00ebs son\u00eb. I fituam ato bashk\u00eb n\u00eb pothuajse secil\u00ebn komun\u00eb, duke sh\u00ebnuar rritje n\u00eb \u00e7donj\u00ebr\u00ebn prej tyre: n\u00eb 24 prej 38 komunave. E n\u00eb k\u00ebto 38, si\u00e7 e dim\u00eb 11 jan\u00eb aso me shumic\u00eb t\u00eb pakicave, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se n\u00eb 24 nga 27 jemi edhe t\u00eb par\u00ebt edhe n\u00eb ngritje. Nj\u00eb besim kaq i madh dhe nj\u00eb vendosm\u00ebri kaq e fort\u00eb na p\u00ebrul dhe na obligon t\u00eb punojm\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb n\u00eb lart\u00ebsin\u00eb e pritjeve q\u00eb qytetar\u00ebt kan\u00eb p\u00ebr ne. Ky rezultat nuk na b\u00ebn m\u00eb t\u00eb fort\u00eb p\u00ebrball\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebve politik\u00eb, por na b\u00ebn m\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjegjsh\u00ebm para qytetar\u00ebve t\u00eb vendit ton\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Kjo fitore nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm e nj\u00eb individi, as e vet\u00ebm nj\u00eb ekipi, por e shum\u00eb ekipeve t\u00eb t\u00ebra q\u00eb punuan pa u lodhur p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb pun\u00eb dhe drejt\u00ebsi p\u00ebr secilin qytetar. Kjo fitore e jona, ka nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi edhe numerike edhe politike.<\/p>\n\n\n\n<p>Numerikisht, rikthimi me mbi 51% t\u00eb votave pas nj\u00eb mandati t\u00eb plot\u00eb, tregon se qytetar\u00ebt vler\u00ebsojn\u00eb pun\u00ebn konkrete zhvillimore, progresin shoq\u00ebror dhe stabilitetin institucional. Kurse politikisht, zgjedhjet e 2025 nuk ishin vet\u00ebm nj\u00eb gar\u00eb mes partive. Ato ishin nj\u00eb referendum p\u00ebr vazhdimin e reformave, p\u00ebr forcimin e sovranitetit dhe p\u00ebr zhvillimin e ekonomis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Ky rezultat konfirmon se fuqia n\u00eb Republik\u00eb buron nga qytetar\u00ebt. Ata vendosin, ata kontribuojn\u00eb dhe ata krijojn\u00eb standarde t\u00eb reja p\u00ebr qeverisjen. Kjo fitore \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mesazh se vendosm\u00ebria dhe p\u00ebrkushtimi triumfojn\u00eb mbi sfidat dhe pengesat politike. Ky triumf nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm sukses elektoral. Ai \u00ebsht\u00eb shprehje e nj\u00eb etje t\u00eb thell\u00eb p\u00ebr drejt\u00ebsi sociale, rritje ekonomike dhe qeverisje t\u00eb ndershme. Sh\u00ebnon fillimin e nj\u00eb etape t\u00eb re t\u00eb shtetnd\u00ebrtimit, duke i dh\u00ebn\u00eb qeveris\u00eb legjitimitet t\u00eb fort\u00eb p\u00ebr t\u00eb vazhduar projektet strategjike dhe p\u00ebr t\u00eb forcuar pozit\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb vendit. Kjo fitore na obligon q\u00eb t\u00eb shnd\u00ebrrojm\u00eb besimin e qytetar\u00ebve n\u00eb rezultate konkrete p\u00ebr secilin qytetar, n\u00eb cil\u00ebndo komun\u00eb, n\u00eb secil\u00ebn familje. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb mandat t\u00eb ri fal\u00ebnderoj \u00e7donj\u00ebrin qytetar q\u00eb votoi. T\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb na besuan u jam mir\u00ebnjoh\u00ebs p\u00ebr vet\u00ebdijen dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb q\u00eb treguan p\u00ebr Republik\u00ebn dhe p\u00ebr t\u00eb ardhmen ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. Ju faleminderit p\u00ebrzem\u00ebrsisht!<\/p>\n\n\n\n<p>E tash, si\u00e7 jemi zotuar n\u00eb fushat\u00eb, 1 miliard euro investime n\u00eb ushtri, 1 miliard euro n\u00eb prodhim dhe 1 miliard euro n\u00eb vit investime kapitale. Natyrisht shum\u00eb projekte t\u00eb m\u00ebdha e t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr Republik\u00ebn ton\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Me investimet n\u00eb mbrojtje, duke rekrutuar ushtar\u00eb t\u00eb rinj dhe duke zhvilluar industrin\u00eb ushtarake t\u00eb Kosov\u00ebs, vendin ton\u00eb e b\u00ebjm\u00eb m\u00eb t\u00eb sigurt dhe veten ton\u00eb partner m\u00eb t\u00eb besuesh\u00ebm p\u00ebr aleat\u00ebt tan\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Siguria \u00ebsht\u00eb mbrojtje. Por siguria \u00ebsht\u00eb edhe energji, uj\u00eb, prodhim dhe siguri sociale.<\/p>\n\n\n\n<p>Vendi yn\u00eb do t\u00eb b\u00ebhet neto-eksportues i energjis\u00eb elektrike. Termocentrali \u201cKosova B\u201d do t\u00eb modernizohet, nd\u00ebrkaq Termocentrali \u201cKosova A\u201d do t\u00eb rehabilitohet thell\u00ebsisht. Kapacitetet e prodhimit t\u00eb energjis\u00eb s\u00eb er\u00ebs do t\u00eb shtohen p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se dyfish, nd\u00ebrkaq ato diellore p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se tet\u00ebfish. Do t\u00eb nis\u00eb gjithashtu zbatimi i sistemit t\u00eb baterive p\u00ebr ruajtjen e energjis\u00eb, do t\u00eb nd\u00ebrtohen sisteme t\u00eb reja t\u00eb ngrohjes qendrore dhe do t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb projekti p\u00ebr dyfishimin e kogjenerimit n\u00eb Termocentralin \u201cKosova B\u201d. Krahas k\u00ebtyre, do t\u00eb angazhohemi p\u00ebr projektin m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm energjetik p\u00ebr dekada: gazifikimin e linjitit p\u00ebrmes teknologjive moderne p\u00ebr kapacitete t\u00eb reja energjetike.<\/p>\n\n\n\n<p>Kapacitetet prodhuese t\u00eb energjis\u00eb jan\u00eb po aq t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme sa edhe kapacitetet akumuluese t\u00eb ujit. Prandaj do t\u00eb investojm\u00eb 400 milion\u00eb euro p\u00ebr nd\u00ebrtimin e pes\u00eb digave t\u00eb reja: n\u00eb Dragaqin\u00eb, Firaj\u00eb, Desivojc\u00eb, Pollat\u00eb dhe Kuqic\u00eb. Ato do t\u00eb sigurojn\u00eb furnizim t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm me uj\u00eb t\u00eb pijsh\u00ebm, mbrojtje nga pasojat e ndryshimeve klimatike, si v\u00ebrshimet e shpeshta, dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht do t\u00eb rrisin potencialin p\u00ebr bujq\u00ebsi intensive.<\/p>\n\n\n\n<p>Prodhimi \u00ebsht\u00eb kurrizi i nj\u00eb ekonomie t\u00eb fort\u00eb dhe t\u00eb q\u00ebndrueshme. Do t\u00eb v\u00ebm\u00eb n\u00eb dispozicion 1 miliard euro garanci sovrane p\u00ebr t\u00eb garantuar investimet private n\u00eb fabrika dhe prodhim. Do ta themelojm\u00eb Bank\u00ebn Zhvillimore p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur zhvillimin industrial dhe nd\u00ebrmarrjet prodhuese. Do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb investime t\u00eb reja e t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb Trep\u00e7\u00eb p\u00ebr ta rikthyer at\u00eb n\u00eb funksion t\u00eb zhvillimit ekonomik.<\/p>\n\n\n\n<p>Sh\u00ebndeti \u00ebsht\u00eb po ashtu siguri. \u00c7do qytetar do t\u00eb ket\u00eb mjek familjar dhe kontrolle t\u00eb rregullta mjek\u00ebsore p\u00ebr parandalimin dhe trajtimin e hersh\u00ebm t\u00eb problemeve sh\u00ebndet\u00ebsore. Do t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb spitale t\u00eb reja n\u00eb Mitrovic\u00eb dhe Ferizaj, si dhe poliklinika specialistike n\u00eb Drenas, Sharr, Viti, Rahovec dhe Leposaviq. Poliklinika specialistike stomatologjike do t\u00eb hapen n\u00eb Prishtin\u00eb, Pej\u00eb, Gjakov\u00eb, Prizren, Gjilan, Mitrovic\u00eb, Ferizaj dhe Podujev\u00eb, nd\u00ebrsa buxheti p\u00ebr list\u00ebn esenciale t\u00eb barnave do t\u00eb rritet deri n\u00eb 100 milion\u00eb euro.<\/p>\n\n\n\n<p>Sportin do ta b\u00ebjm\u00eb kultur\u00eb t\u00eb popullsis\u00eb, p\u00ebrve\u00e7se infrastruktur\u00eb p\u00ebr sportist\u00eb. Do t\u00eb investojm\u00eb 250 milion\u00eb euro p\u00ebr nd\u00ebrtimin ose rinovimin e t\u00ebr\u00ebsish\u00ebm t\u00eb 20 stadiumeve t\u00eb futbollit n\u00eb mbar\u00eb vendin, duke sjellur infrastruktur\u00eb moderne p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb tan\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Rritjen ekonomike do t\u00eb vazhdojm\u00eb ta ndajm\u00eb me qytetar\u00ebt p\u00ebr mir\u00ebqenie m\u00eb t\u00eb lart\u00eb shoq\u00ebrore. Shtesat p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb do t\u00eb dyfishohen: nga 0 euro q\u00eb i gjet\u00ebm, e 45 euro q\u00eb i b\u00ebm\u00eb, do t\u00eb arrijn\u00eb n\u00eb 90 euro p\u00ebr familjet me tre ose m\u00eb shum\u00eb f\u00ebmij\u00eb. Shtesat p\u00ebr n\u00ebnat lehona do t\u00eb rriten: edhe ato i gjet\u00ebm 0 euro, tash jan\u00eb 325.9 euro, do t\u00eb b\u00ebhen 500 n\u00eb muaj.<\/p>\n\n\n\n<p>Do t\u00eb nis\u00eb projekti \u201cSuperPuna p\u00ebr Grat\u00eb\u201d, p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e pun\u00ebsimit t\u00eb grave. P\u00ebr \u00e7do grua t\u00eb pun\u00ebsuar p\u00ebrmes SuperPun\u00ebs, qeveria do t\u00eb subvencionoj\u00eb pag\u00ebn minimale prej 500 eurosh p\u00ebr gjasht\u00eb muaj, e paga 500 euro si pag\u00eb minimale nis m\u00eb 1 korrik sivjet. Do t\u00eb mb\u00ebshtesim edhe gjysh\u00ebrit q\u00eb kujdesen p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt kur t\u00eb dy prind\u00ebrit jan\u00eb n\u00eb pun\u00eb, me 100 euro shtes\u00eb mujore mbi pensionin e tyre baz\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>E shum\u00eb politika e plane, projekte dhe aktivitete t\u00eb tjera p\u00ebr sigurin\u00eb e Republik\u00ebs dhe begatin\u00eb e qytetar\u00ebve t\u00eb saj. S\u00eb shpejti t\u00eb gjitha k\u00ebto do t\u00eb b\u00ebhen bashk\u00eb n\u00eb programin qeveritar t\u00eb mandatit ton\u00eb n\u00eb Legjislatur\u00ebn e X-t\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Pun\u00ebn p\u00ebrmes p\u00ebrmbushjes s\u00eb zotimeve n\u00eb k\u00ebt\u00eb mandat t\u00eb ri e nisim me Buxhetin e vitit 2026, t\u00eb miratuar n\u00eb Kuvend n\u00eb lexim t\u00eb dyt\u00eb m\u00eb 20 shkurt.<\/p>\n\n\n\n<p>Buxheti, n\u00eb vler\u00eb rreth 4 miliard\u00eb euro, e p\u00ebrfshin edhe pag\u00ebn e 13-t\u00eb p\u00ebr pun\u00ebtor\u00ebt e sektorit publik, e cila do t\u00eb shp\u00ebrndahet n\u00eb fund t\u00eb k\u00ebtij muaji q\u00eb nisi sot; p\u00ebrmban ndryshimin e nevojsh\u00ebm q\u00eb mund\u00ebson dyfishimin e shtes\u00ebs p\u00ebr p\u00ebrvoj\u00ebn e pun\u00ebs nga 0.25% n\u00eb 0.5% p\u00ebr 15 vitet e para; parasheh 867 milion\u00eb euro p\u00ebr komunat; si dhe shtyrjen e afatit p\u00ebr zbatimin e shkall\u00ebs progresive t\u00eb tatimit n\u00eb pron\u00eb, derisa ta miratojm\u00eb Ligjin e ri p\u00ebr Tatimin n\u00eb Pron\u00eb, n\u00eb konsultim me komunat.<\/p>\n\n\n\n<p>Buxheti po ashtu p\u00ebrfshin edhe pagesat p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb dhe grat\u00eb q\u00eb angazhohen nga Superpuna, kompletimin e reform\u00ebs s\u00eb asistenc\u00ebs sociale dhe mb\u00ebshtetje tjera p\u00ebr familjet. M\u00eb t\u00eb po ashtu rritet mb\u00ebshtetja p\u00ebr barna esenciale, p\u00ebr kultur\u00ebn dhe p\u00ebr sportin. Rritet edhe mb\u00ebshtetja p\u00ebr nd\u00ebrmarr\u00ebsit n\u00eb sektorin privat dhe p\u00ebr bujqit, si dhe p\u00ebr investime n\u00eb infrastruktur\u00eb publike.<\/p>\n\n\n\n<p>Pas kalimit t\u00eb tri marr\u00ebveshjeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare me Bank\u00ebn Bot\u00ebrore dhe sidomos Planit t\u00eb Rritjes s\u00eb Bashkimit Evropian q\u00eb gjithsej e tejkalojn\u00eb vler\u00ebn prej 1 miliard euro, q\u00eb t\u00eb fillojm\u00eb t\u00eb qeverisim shpejt e mir\u00eb e mbar\u00eb, na ka ngelur edhe \u00e7\u00ebshtja e zgjedhjes s\u00eb Presidentit.<\/p>\n\n\n\n<p>Andaj, t\u00eb nderuar delegat\u00eb t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm,<\/p>\n\n\n\n<p>M\u00eb lejoni disa fjal\u00eb rreth k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn tashm\u00eb nuk kan\u00eb mbetur edhe shum\u00eb dit\u00eb. Pas formimit t\u00eb qeveris\u00eb kemi filluar angazhimin intensiv p\u00ebr k\u00ebt\u00eb proces, duke pasur parasysh koh\u00ebn e shkurt\u00ebr q\u00eb kemi n\u00eb dispozicion, por gjithmon\u00eb pa harruar faktin thelb\u00ebsor se p\u00ebr zgjedhjen e Presidentit nevojiten 80 vota n\u00eb Kuvend. Kam qen\u00eb plot\u00ebsisht i vet\u00ebdijsh\u00ebm se L\u00ebvizja VET\u00cbVENDOSJE! e vetme nuk i ka 80 vota. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, menj\u00ebher\u00eb kam vendosur kontakte me lider\u00ebt e dy partive m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha opozitare, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb diskutojm\u00eb p\u00ebr m\u00ebnyrat p\u00ebr tejkalimin e k\u00ebsaj sfide n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb institucionale dhe t\u00eb p\u00ebrgjegjshme. Takimet kan\u00eb qen\u00eb konstruktive dhe, fillimisht, ka qen\u00eb nj\u00eb pajtueshm\u00ebri se vendi ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb figur\u00eb unifikuese. Nj\u00eb figur\u00eb e till\u00eb, e padiskutueshme p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, sigurisht q\u00eb do t\u00eb ishte nj\u00eb kandidat nga familja emblematike Jashari. Bindja ime ka qen\u00eb dhe vazhdon t\u00eb mbetet se nj\u00eb figur\u00eb e profesor e personalitet si Murat Jashari do t\u00eb g\u00ebzonte mb\u00ebshtetje gjith\u00ebpartiake, do t\u00eb ishte nder p\u00ebr Republik\u00ebn, stabilitet p\u00ebr institucionin dhe siguri p\u00ebr kombin.<\/p>\n\n\n\n<p>Rrethanat gjeopolitike nga lufta n\u00eb Ukrain\u00eb, konflikti SHBA-Iran dhe tensionet n\u00eb Lindjen e Af\u00ebrt e t\u00eb Mesme, si dhe k\u00ebrc\u00ebnimet dhe sulmet e nj\u00ebpasnj\u00ebshme nga Serbia &#8211; p\u00ebrfshir\u00eb agresionin terrorist n\u00eb Banjsk\u00eb, sulmin kinetik n\u00eb kanalin Ib\u00ebr-Lepenc dhe k\u00ebrc\u00ebnimet e p\u00ebrditshme nga fqinji yn\u00eb verior &#8211; k\u00ebrkojn\u00eb nj\u00eb moment reflektimi dhe nj\u00eb figur\u00eb e cila i b\u00ebn ball\u00eb shtr\u00ebngatave me t\u00eb cilat mund t\u00eb p\u00ebrballet vendi yn\u00eb. N\u00eb koh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira, ne gjithmon\u00eb, si\u00e7 e dini t\u00eb gjith\u00eb ju, kemi gjetur mb\u00ebshtetje dhe frym\u00ebzim te familja Jashari, ashtu si\u00e7 gjet\u00ebm n\u00eb koh\u00ebn e luft\u00ebs n\u00ebn udh\u00ebheqjen e Kryekomandantit Adem Jashari, prandaj edhe sot zgjedhja e nj\u00eb figure si Murat Jashari do t\u00eb ishte zgjedhja e duhur n\u00eb momentin e duhur. Pra, ky do t\u00eb ishte dhe vazhdon t\u00eb mbetet rasti ideal.<\/p>\n\n\n\n<p>Megjith\u00ebk\u00ebto, pas takimit t\u00eb dyt\u00eb q\u00eb pata me Kryetarin e PDK-s\u00eb, Bedri Hamza, m\u00eb \u00ebsht\u00eb kumtuar nga nj\u00eb q\u00ebndrim i kryesis\u00eb s\u00eb tyre se ata tashm\u00eb konsiderojn\u00eb se Presidenti nga java e ardhshme duhet t\u00eb vij\u00eb nga PDK-ja. Nisur nga ky q\u00ebndrim, un\u00eb mendoj se kandidati mund t\u00eb vij\u00eb nga cilido subjekt \u2013 qoft\u00eb nga PDK, LDK apo L\u00ebvizja VET\u00cbVENDOSJE! \u2013 por, n\u00eb fund, zgjedhjen p\u00ebr President nuk e garanton p\u00ebrkat\u00ebsia partiake, por vota n\u00eb Kuvend.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00ebse nuk arrijm\u00eb t\u00eb gjejm\u00eb nj\u00eb figur\u00eb unifikuese q\u00eb siguron mb\u00ebshtetjen e s\u00eb paku 80 deputet\u00ebve, at\u00ebher\u00eb nj\u00eb nga opsionet e mbetura \u00ebsht\u00eb q\u00eb secili subjekt t\u00eb propozoj\u00eb kandidatin e vet partiak dhe t\u00eb gjith\u00eb t\u2019i n\u00ebnshtrohen gar\u00ebs brenda Kuvendit. K\u00ebt\u00eb e parasheh edhe Kushtetuta, e cila garanton nj\u00eb proces demokratik ku s\u00eb paku dy kandidat\u00eb i n\u00ebnshtrohen nj\u00eb gare t\u00eb drejt\u00eb, me kuorum t\u00eb siguruar, duke shmangur nevoj\u00ebn p\u00ebr zgjedhje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme. N\u00eb fund, do t\u00eb fitoj\u00eb ai apo ajo q\u00eb arrin t\u00eb marr\u00eb mb\u00ebshtetjen e deputet\u00ebve n\u00eb cilindo nga 3 raundet, ashtu si\u00e7 e k\u00ebrkon kushtetuta n\u00eb procedur\u00ebn e saj.<\/p>\n\n\n\n<p>Nes\u00ebr do ta takoj edhe Kryetarin e LDK-s\u00eb, Lumir Abdixhikun, ku do t\u00eb diskutojm\u00eb edhe me t\u00eb rreth k\u00ebtij procesi. Mir\u00ebpo ne kemi q\u00ebndrimin q\u00eb, n\u00ebse subjektet pajtohen q\u00eb ky t\u00eb jet\u00eb rrug\u00ebtimi, pra gar\u00eb e hapur ku secili subjekt ka kandidatin apo kandidaten p\u00ebr President, at\u00ebher\u00eb edhe ne pajtohemi me k\u00ebt\u00eb qasje dhe L\u00ebvizja VET\u00cbVENDOSJE! do ta ket\u00eb kandidatin e saj p\u00ebr President.<\/p>\n\n\n\n<p>Si Kryetar, jam duke u angazhuar maksimalisht q\u00eb ta tejkalojm\u00eb k\u00ebt\u00eb proces n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb suksesshme dhe q\u00eb vendi t\u00eb mos shkoj\u00eb n\u00eb zgjedhje t\u00eb reja. Kemi pasur kat\u00ebr pal\u00eb zgjedhje gjat\u00eb vitit 2025. E filluam me zgjedhje t\u00eb rregullta parlamentare, e p\u00ebrmbyllm me zgjedhje t\u00eb parakohshme parlamentare, e midis tyre i kishim dy raundet e zgjedhjeve lokale. Dhe viti 2026 n\u00eb t\u00eb cilin kemi hyr\u00eb tani, duhet t\u00eb na pres\u00eb me pun\u00eb, me stabilitet institucional dhe me rezultate konkrete p\u00ebr qytetar\u00ebt, jo me fushata elektorale. P\u00ebr zgjedhjen e Presidentit nevojiten 80 vota dhe rrjedhimisht \u00ebsht\u00eb e domosdoshme bashk\u00ebpunimi dhe konstruktiviteti nga opozita. Ky proces mund t\u00eb realizohet qoft\u00eb p\u00ebrmes zgjedhjes s\u00eb nj\u00eb figure unifikuese, si\u00e7 do t\u00eb ishte kandidati Jashari, apo edhe p\u00ebrmes nj\u00eb gare t\u00eb drejt\u00eb dhe demokratike nd\u00ebrmjet kandidat\u00ebve t\u00eb propozuar nga subjektet politike, sipas procedur\u00ebs kushtetuese.<\/p>\n\n\n\n<p>Ne, si L\u00ebvizje VET\u00cbVENDOSJE!, jemi, sepse duhet t\u00eb jemi, t\u00eb gatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb dyja opsionet.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb mbledhje, t\u00eb nderuar delegat\u00eb t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm, padyshim q\u00eb duhet t\u00eb diskutojm\u00eb edhe p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet tona organizative. E kur jemi tek ato, nd\u00ebr temat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb do t\u00eb na shoq\u00ebrojn\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb k\u00ebtij viti n\u00eb organizat\u00ebn ton\u00eb, jan\u00eb zgjedhjet e brendshme. K\u00ebt\u00eb vit, strukturat tona organizative p\u00ebrfundojn\u00eb mandatin kat\u00ebrvje\u00e7ar, si\u00e7 e parasheh e si\u00e7 e rregullon statuti yn\u00eb dhe rregulloret e brendshme. M\u00eb lejoni q\u00eb edhe nj\u00eb her\u00eb nga k\u00ebtu, t\u00eb fal\u00ebnderoj t\u00eb gjith\u00eb aktivist\u00ebt e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb strukturat tona organizative gjithandej republik\u00ebs son\u00eb, t&#8217;i fal\u00ebnderoj p\u00ebr kontributin e tyre t\u00eb pashembullt dhe pun\u00ebn e palodhshme n\u00eb k\u00ebto kat\u00ebr vite, nga ku vet\u00ebm n\u00eb vitin q\u00eb e lam\u00eb pas kemi kaluar deri n\u00eb kat\u00ebr cikle zgjedhore e p\u00ebr t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb nevojitur e nuk ka munguar angazhimi i secilit prej tyre.<\/p>\n\n\n\n<p>Nga zgjedhjet e kaluara q\u00eb pat\u00ebn filluar n\u00eb mes t\u00eb prillit t\u00eb vitit 2022 dhe pat\u00ebn p\u00ebrfunduar n\u00eb mbledhjen zgjedhore t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm n\u00eb fund t\u00eb tetorit t\u00eb po atij viti, pra m\u00eb shum\u00eb se gjasht\u00eb muaj proces, kemi disa m\u00ebsime t\u00eb nxjerra, ashtu sikurse p\u00ebr gj\u00ebrat t\u00eb cilat kan\u00eb shkuar mir\u00eb e q\u00eb duhet t\u00eb vazhdohen, ashtu sikurse dhe p\u00ebr ato q\u00eb kan\u00eb mundur t\u00eb jen\u00eb m\u00eb mir\u00eb apo diku edhe shum\u00eb m\u00eb mir\u00eb e q\u00eb duhen p\u00ebrmir\u00ebsuar, e t\u00eb cilat po mundohemi t\u2019i trajtojm\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb mbledhje, e q\u00eb besoj detajisht bashk\u00eb me drejtuesit e qendrave tona, ve\u00e7 e ve\u00e7, do t&#8217;i trajtojm\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb faz\u00ebs p\u00ebrgatitore t\u00eb procesit.<\/p>\n\n\n\n<p>Sa i p\u00ebrket shtrirjes s\u00eb struktur\u00ebs n\u00ebp\u00ebr vendbanimet e banueshme, procesin zgjedhor t\u00eb kaluar e pat\u00ebm p\u00ebrfunduar me gjithsej 487 Pika t\u00eb themeluara gjithandej qendrave tona n\u00eb Kosov\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb kufizuar t\u00eb procesit p\u00ebr zgjedhjet n\u00eb nivelin e par\u00eb organizativ por, dhe me iden\u00eb q\u00eb m\u00eb von\u00eb do t\u00eb vazhdonte shtrirja e m\u00ebtejshme n\u00eb vendbanimet ku nuk u pat\u00ebn organizuar mbledhjet zgjedhore. Kjo gj\u00eb nuk ndodhi dhe sot kur flasim gjithandej qendrave tona, numri i Pikave q\u00eb kan\u00eb organet vendimmarr\u00ebse nuk e kalon 550, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb dihet q\u00eb n\u00eb Republik\u00ebn ton\u00eb ka p\u00ebrgjith\u00ebsisht si vendbanime t\u00eb banueshme, rreth 900 sosh. E n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, por edhe n\u00eb t\u00eb gjitha planifikimet q\u00eb do t&#8217;i b\u00ebni n\u00eb qendra p\u00ebr procesin e zgjedhjeve t\u00eb brendshme, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi q\u00eb ta keni parasysh raportin e detajuar nga regjistrimi i popullsis\u00eb i b\u00ebr\u00eb nga Agjensia e Statistikave t\u00eb Kosov\u00ebs dhe i publikuar n\u00eb dhjetorin e vitit 2024.<\/p>\n\n\n\n<p>Sa i p\u00ebrket p\u00ebrfshirjes s\u00eb an\u00ebtar\u00ebsis\u00eb, n\u00eb Pikat ku n\u00eb vitin 2022 u pat organizuar proces zgjedhor b\u00ebnin pjes\u00eb 35,772 an\u00ebtar\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb organizat\u00ebn ton\u00eb edhe at\u00ebher\u00eb kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb regjistruar rreth 60,000 an\u00ebtar\u00eb. E pjes\u00ebmarrja e an\u00ebtar\u00ebsis\u00eb n\u00eb mbledhjet zgjedhore ka qen\u00eb akoma m\u00eb e vog\u00ebl se sa 35 mij\u00eb ku kan\u00eb patur ftes\u00ebn p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb n\u00eb proces. \u00cbsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb n\u00eb mbledhjet tona zgjedhore n\u00ebp\u00ebr lagjet e fshatrat e komunave t\u00eb thirren q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb, t\u00eb takohen paraprakisht, e jo vet\u00ebm nj\u00eb mbledhje zgjedhore, merren p\u00ebrgjegj\u00ebsi por ajo mbledhje zgjedhore kurrsesi nuk do t\u00eb jet\u00eb e para apo t\u00eb mbetet e fundit e nj\u00eb pike, sikurse fatkeq\u00ebsisht ka ndodhur n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn. E kemi par\u00eb edhe nga procesi zgjedhor sidomos ai lokal q\u00eb \u00ebsht\u00eb e domosdoshme nj\u00eb struktur\u00eb e q\u00ebndrueshme dhe funksionale n\u00eb baz\u00eb, pra n\u00eb Pika.<\/p>\n\n\n\n<p>Sa i p\u00ebrket strukturave t\u00eb organeve t\u00eb nd\u00ebrvarura, GVV dhe RVV, n\u00eb zgjedhjet e kaluara, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb q\u00eb nga K\u00ebshillat e Pikave, te Kryesit\u00eb e qendrave, te k\u00ebshillat e qendrave, tek ato e krahas tyre, kemi patur edhe organizimin e dy organizatave t\u00eb nd\u00ebrvarura brenda L\u00ebvizjes VET\u00cbVENDOSJE!, Grat\u00eb p\u00ebr VET\u00cbVENDOSJE! dhe Rinia p\u00ebr VET\u00cbVENDOSJE!. Edhe kur pat\u00ebm propozuar e realizuar themelimin e k\u00ebtyre dy forumeve at\u00ebher\u00eb, por edhe tash, jemi t\u00eb bindur q\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb nj\u00eb hap p\u00ebrpara drejt organizimit t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb e m\u00eb t\u00eb konsoliduar t\u00eb dy kategorive fort t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb ton\u00eb, grave e vajzave, t\u00eb rinjve e t\u00eb rejave. Ve\u00e7 ndihm\u00ebs e organizimit m\u00eb t\u00eb leht\u00eb n\u00eb qendra, ky organizim, ka ndihmuar edhe n\u00eb aspektin e marr\u00ebdh\u00ebnieve tona me organizatat nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Ku n\u00eb shum\u00eb prej tyre, avancimi yn\u00eb dhe p\u00ebrfshirja si subjekt politik ka qen\u00eb m\u00eb i qassh\u00ebm e m\u00eb i leht\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Vlen t\u00eb theksohet nevoja p\u00ebr organizim m\u00eb solid e pun\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb terren ve\u00e7mas n\u00eb shtrirjen e organizimit n\u00eb qendra t\u00eb k\u00ebtyre dy kategorive. Suksesi n\u00eb t\u00eb ardhmen i L\u00ebvizjes VET\u00cbVENDOSJE!, varet m\u00eb s\u00eb shumti prej suksesit t\u00eb GVV-s\u00eb dhe RVV-s\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb mir\u00eb q\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb procesit t\u00eb ardhsh\u00ebm zgjedhor t\u00eb ket\u00eb ende qendra, si\u00e7 ka tani, q\u00eb nuk kan\u00eb drejtues t\u00eb k\u00ebtyre dy organizatave t\u00eb nd\u00ebrvarura brenda tyre. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, nevojitet edhe m\u00eb shum\u00eb pun\u00eb e angazhim, m\u00eb shum\u00eb gatishm\u00ebri e ndihm\u00eb, m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrfshirje edhe nga niveli i tret\u00eb organizativ, nga aktivist\u00ebt e rinj, nga aktivistet gra e vajza q\u00eb bartin edhe funksione t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb institucionet lokale e ato shtet\u00ebrore.<\/p>\n\n\n\n<p>Debatet e brendshme duhet t\u00eb shterren para fillimit t\u00eb procesit. Q\u00eb t\u00eb mos reflektohet n\u00eb procesin e brendsh\u00ebm zgjedhor, \u00e7do hat\u00ebrmbetje nga proceset pararend\u00ebse zgjedhore elektorale n\u00ebp\u00ebr t\u00eb cilat kemi kaluar, duhet t\u00eb zhvillohet paraprakisht nj\u00eb proces reflektimi, diskutimi e m\u00eb pas dakordimi brenda strukturave p\u00ebrmes takimeve sqaruese dhe debateve n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb t\u00eb mos trash\u00ebgohen nga nj\u00eb cik\u00ebl zgjedhor te tjetri, e t\u00eb shkoj\u00eb i t\u00ebr\u00eb mandati p\u00ebr menaxhimin dhe trajtimin e tyre.<\/p>\n\n\n\n<p>Para proceseve zgjedhore formale, duhet t\u00eb b\u00ebhet pun\u00eb p\u00ebrgatitore me an\u00ebtar\u00ebsin\u00eb, identifikim i figurave me potencial elektoral dhe p\u00ebrfshirja e tyre brenda struktur\u00ebs. Kryesit\u00eb duhet t\u00eb punojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb aktive p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsim m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb territorial e gjinor, profesional e shoq\u00ebror. Procesi i p\u00ebrdit\u00ebsimit t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsis\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb real dhe detyr\u00eb kryesore e pikave dhe qendrave p\u00ebrgjat\u00eb k\u00ebsaj faze p\u00ebrgatitore.<\/p>\n\n\n\n<p>Sa i p\u00ebrket planifikimit t\u00eb procesit, sikurse \u00e7doher\u00eb, pas orientimeve q\u00eb do t\u2019i ket\u00eb nga kryesia, KZP-ja dhe Sekretari organizativ, do t\u00eb p\u00ebrpilojn\u00eb planifikimin e kalendarit zgjedhor p\u00ebr zgjedhjet e brendshme q\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb tri faza.<\/p>\n\n\n\n<p>Faza e par\u00eb jan\u00eb zgjedhjet n\u00eb nivelin e par\u00eb organizativ, Pikat. Faza e dyt\u00eb, zgjedhjet n\u00eb nivelin e dyt\u00eb organizativ, kryetar\u00ebt e qendrave, kryesit\u00eb e qendrave. Dhe faza e tret\u00eb, zgjedhjet n\u00eb nivelin e tret\u00eb organizativ, ku e kemi K\u00ebshillin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm, kryesin\u00eb dhe kryetarin. Procesi zgjedhor duhet t\u00eb mbyllet deri n\u00eb fund t\u00eb k\u00ebtij viti e fillimin e tij orientimisht ta kemi p\u00ebrgjat\u00eb Jav\u00ebs s\u00eb L\u00ebvizjes, n\u00eb muajin qershor, p\u00ebrkat\u00ebsisht nd\u00ebrmjet datave 10 dhe 17 qershor.<\/p>\n\n\n\n<p>Nga p\u00ebrvoja e zgjedhjeve t\u00eb kaluara, zgjedhjet n\u00eb vit zgjedhor zgjasin m\u00eb shum\u00eb se gjys\u00ebm viti, por suksesi i tyre varet shum\u00eb nga puna p\u00ebrgatitore parazgjedhore. Ky vit zgjedhor le t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb p\u00ebr sa m\u00eb shum\u00eb gjithp\u00ebrfshirje t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve e t\u00eb aktivist\u00ebve brenda organizat\u00ebs, p\u00ebr nj\u00eb organizim sa m\u00eb t\u00eb fort\u00eb e m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb e solid t\u00eb strukturave tona organizative e krahas zgjedhjeve t\u00eb brendshme, sigurisht q\u00eb nuk duhet t\u00eb anashkalojm\u00eb, teksa edhe p\u00ebrgatitemi, fokusi te \u00e7\u00ebshtjet lokale. Adresimin e \u00e7\u00ebshtjeve nga baza. Opozitarizmin e fort\u00eb n\u00eb komunat ku jemi n\u00eb opozit\u00eb e ndihm\u00ebn e madhe q\u00eb organizata duhet ta jap\u00eb tek ekzekutivi n\u00eb komunat ku ne qeverisim.<\/p>\n\n\n\n<p>Jam i bindur q\u00eb suksesi n\u00eb zgjedhjet e ardhshme lokale p\u00ebr komunat gjithandej Kosov\u00ebs do t\u00eb varet m\u00eb shum\u00eb prej zgjedhjeve t\u00eb brendshme sivjet, sesa prej fushatave q\u00eb do t\u2019i b\u00ebjm\u00eb n\u00eb vitet e ardhshme, at\u00ebher\u00eb kur do t\u00eb jen\u00eb zgjedhjet p\u00ebr komunat e Kosov\u00ebs s\u00ebrish.<\/p>\n\n\n\n<p>M\u00eb lejoni q\u00eb edhe nj\u00eb her\u00eb, ta shpreh si kryetar i L\u00ebvizjes, si kryeminist\u00ebr i Republik\u00ebs, falenderimin tim personal, por edhe t\u00eb kryesis\u00eb s\u00eb L\u00ebvizjes, p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e pal\u00ebkundur, p\u00ebr p\u00ebrkrahjen e parezerv\u00eb, q\u00eb na e keni dh\u00ebn\u00eb gjithandej, t\u00ebr\u00eb koh\u00ebn, t\u00eb gjith\u00eb, secila e secili prej juve! Angazhimi \u00ebsht\u00eb i yni dhe i p\u00ebrbashk\u00ebt. Kontributi \u00ebsht\u00eb p\u00ebr popull e shtet, p\u00ebr komb e p\u00ebr shoq\u00ebri.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrg\u00ebzime edhe nj\u00eb her\u00eb p\u00ebr pun\u00ebn dhe rezultatin. Urime edhe nj\u00eb her\u00eb p\u00ebr fitoren dhe sukseset!<\/p>\n\n\n\n<p>Ju faleminderit, p\u00ebrzem\u00ebrsisht, t\u00eb gjith\u00ebve!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fjala i plot\u00eb i kryeministrit Kurti n\u00eb mbledhjen LXII t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb L\u00ebvizjes VET\u00cbVENDOSJE!: T\u00eb nderuar delegat\u00eb t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb L\u00ebvizjes VET\u00cbVENDOSJE!, E nderuara kryesuese e organit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb subjektit ton\u00eb politik, Arb\u00ebrie Nagavci, T\u00eb nderuar n\u00ebnkryetar\u00eb t\u00eb L\u00ebvizjes, Glauk Konjufca dhe Mrika Limani-Myrtaj, I nderuari Sekretar Organizativ, Alim [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":628,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-627","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/arttmedia.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/627","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/arttmedia.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/arttmedia.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/arttmedia.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/arttmedia.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=627"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/arttmedia.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/627\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":630,"href":"https:\/\/arttmedia.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/627\/revisions\/630"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/arttmedia.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/628"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/arttmedia.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=627"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/arttmedia.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=627"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/arttmedia.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=627"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}