,

Kosovari përfundon në pranga në Ulqin, dyshohet se vodhi pushues në zonat bregdetare

Një 47-vjeçar nga Kosova është arrestuar në Ulqin, pasi autoritetet malazeze dyshojnë se ka qenë i përfshirë në disa raste vjedhjesh të ndodhura në plazhet e qytetit gjatë ditëve të fundit.

Sipas policisë, hetimet çuan te i dyshuari pas denoncimeve të pushuesve për zhdukjen e sendeve personale. Gjatë kontrollit në vendin ku ai po qëndronte, u gjetën një pjesë e sendeve që dyshohet se ishin marrë në mënyrë të paligjshme, përfshirë telefona celularë, para, çelësa automjetesh dhe sende të tjera me vlerë.

Në të njëjtin kontroll, autoritetet sekuestruan edhe një sasi të një lënde narkotike që dyshohet të jetë heroinë, e cila do t’i nënshtrohet analizave laboratorike. Policia ka bërë të ditur se i arrestuari kishte edhe probleme të mëparshme me ligjin, ndërsa ndaj tij po zhvillohen procedurat për zbardhjen e plotë të rastit dhe verifikimin e përfshirjes së mundshme në raste të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *