Kryetari z. Nexhmi Rexhepi priti në takim Zëvendësdrejtorin e Divizionit për Ballkanin Perëndimor të Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, z. Nexhmi Rexhepi, priti në takim Zëvendësdrejtorin e Divizionit për Ballkanin Perëndimor në kuadër të Ministrisë Federale të Jashtme të Gjermanisë, z. Matthias Conrad dhe zëvendës ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, z. Christian Böttcher.

Pasi që e falënderoi për vizitën, kryetari Rexhepi e njoftoi z. Conrad me punën e deritanishme të Gjykatës Kushtetuese, për vendimet me rëndësi dhe ndikimin që këto vendime kanë pasur në zhvillimin e demokracisë në vend, si dhe për bashkëpunimin e mirë me Gjykatën Kushtetuese Federale të Gjermanisë.

Ai shprehu falënderimin dhe mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme që Qeveria gjermane i ka ofruar Gjykatës Kushtetuese të Kosovës që nga vitet e para të themelimit, veçanërisht në zhvillimin e kapaciteteve profesionale të stafit të saj.

Zëvendësdrejtori Conrad vlerësoi progresin që ka bërë Kosova ndër vite dhe konfirmoi zotimin e Gjermanisë për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë institucional në të gjitha nivelet, e veçanërisht në sektorin e drejtësisë dhe forcimin e sundimit të ligjit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *