Prishtinë, 30 janar 2026 – Nën udhëheqjen e Kryeprokurorit Blerim Isufaj, është mbajtur takimi i parë i Kolegjiumit të Prokurorëve Special për këtë vit, ku është bërë vlerësimi i punës së Prokurorisë Speciale gjatë vitit 2025 dhe janë përcaktuar prioritetet për vitin 2026.

Në takim është theksuar se gjatë vitit 2026 fokusi kryesor do të jetë rritja e efikasitetit në hetime, me theks të veçantë në rastet e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Kryeprokurori Isufaj vlerësoi angazhimin e prokurorëve dhe kërkoi përkushtim edhe më të madh në funksion të sundimit të ligjit, forcimit të performancës dhe rritjes së besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë.



Leave a Reply