,

Përplasje në Kuvend: Haxhiu i kërkon Simiqit ta tërheqë deklaratën, ai refuzon

Një debat i ashpër është zhvilluar në Kuvendin e Kosovës mes kryetares Albulena Haxhiu dhe deputetit të Listës Serbe, Igor Simiq, pas propozimit për nënkryetar të Kuvendit.

Simiq, gjatë propozimit, tha se kandidatura po bëhej “në emër të popullit serb”.

Haxhiu ndërhyri menjëherë dhe i tha Simiqit se kjo deklaratë ishte e papranueshme dhe, sipas saj, në kundërshtim me Kushtetutën.

Haxhiu: “I nderuar deputet, ky deklarim është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës. Popull serb ka në Serbi, ndërsa Republika e Kosovës e ka popullin e Kosovës. Prandaj, ju ftoj që ta tërhiqni atë deklarim dhe ta bëni propozimin në përputhje me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit.” 

Haxhiu më pas ia dha sërish fjalën Simiqit, duke i kërkuar që ta përsëriste propozimin pa përdorur formulimin “në emër të popullit serb”.

Simiq, megjithatë, nuk pranoi ta tërhiqte deklaratën dhe qëndroi prapa formulimit të përdorur prej tij.

Debati shkaktoi reagime edhe nga deputetë të tjerë të LVV-së. Ilir Kërçeli tha se nuk mund të flitet në emër të “popullit serb” në Kosovë dhe se një deklaratë të tillë, sipas tij, mund ta bëjë vetëm presidenti i Serbisë. 

Pas këtij debati, situata në Kuvend u tensionua dhe seanca u ndërpre për konsultime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *