, ,

A do të këndonte Miri në dasmën e Selinit? “Të më vijë ftesa dhe do të shohim”

Miri, i njohur si Armir Shahini nga grupi West Side Family, ka folur për mundësinë që të këndojë në dasmën e Selinit.

I pyetur nëse do të ishte i gatshëm të performonte në një event të tillë, Miri ka lënë gjithçka të hapur, duke thënë: “Të më vijë ftesa dhe do të shohim.”

Deklarata e tij vjen pas një periudhe ku raporti mes Mirit dhe Selinit ishte ndër temat më të komentuara të edicionit të pestë të Big Brother VIP Albania. Dyshja kaloi nga një raport i afërt në përplasje të shumta, ndërsa marrëdhënia e tyre u komentua edhe gjatë finales, ku Selini në fund u shpall fituese, ndërsa Miri u rendit i dyti.

Mbetet të shihet nëse Selini do t’i dërgojë ftesë Mirit dhe nëse ai do të jetë pjesë e festës së saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *