Procesi edukativo-arsimor është themeli mbi të cilin ndërtohet e ardhmja jonë

Përmes mësimnxënies cilësore, garës së ndershme dhe shpirtit pozitiv garues, fëmijët tanë formësohen si kuadro të aftësuara dhe të përgatitura që nga baza shkollore. Kombi përparon me dije, me punë dhe me rini të arsimuar.

Me kënaqësi pritëm fitueset e vendit të parë në kuizin e diturisë – nxënëset e klasës VII/4 nga Sh.F. “Prof. Ibrahim Kelmendi”: Rona Zylfiu, Xhejlane Aliu dhe Rumejza Rexhepi.

Ky sukses është dëshmi e punës serioze, përgatitjes cilësore dhe përkushtimit të vazhdueshëm në arsim. Krenari për shkollën dhe për të gjithë ne.

Me fitueset ishte edhe këshilli organizativ në krye me drejtorin e shkollës, prof. Bardhyl Bajrami, si dhe:

• Artan Ajredini – regjisor i kuizit

• Edita Kamberi – anëtare e jurisë

• Mentor Nuhiu – anëtar i jurisë

• Muhamed Jakupi – anëtar i jurisë

• Lejla Kelmendi – prezantuese

• Valbon Halimi – tonist

Mirënjohje për organizimin profesional dhe përkushtimin në promovimin e dijes dhe garës së ndershme mes nxënësve.

Urime fitueseve dhe suksese të tjera në rrugën e diturisë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *