“Eca dy hapa dhe rashë në tokë”, plagoset rëndë protestuesi nga plumbi i gomës

Një moment i dhimbshëm gjatë protestës, ku një protestues u plagos në syrin e majtë nga një plumb gome, ka ngritur shqetësime për gjendjen e tij shëndetësore.

Ai ka rrëfyer se në momentin e incidentit po bëhej gati të largohej, kur papritur u godit dhe, pasi bëri rreth dy hapa, u rrëzua në tokë.

Pas ngjarjes, një shok e ndihmoi dhe e transportoi me makinë. Aktualisht, plumbi i gomës ndodhet ende në syrin e tij të majtë, ndërsa ai po përballet me dhimbje të mëdha dhe pasiguri për shikimin.

Për shkak të dëmtimit, është siguruar transporti i tij drejt një spitali në Romë, ku pritet të marrë trajtim më të specializuar mjekësor.

Në fund të dëshmisë së tij, ai përcolli një mesazh të shkurtër, por domethënës: “Vetëm fitore”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *