HEKTAR I KOHËS, 1 hektar art

Galeria e Artit Bashkëkohor Know ka kënaqësinë të njoftojë për hapjen e ekspozitës personale të artistit Din Azizi, me titull “Hektar i Kohës”, më 12 qershor 2026, në ora 20:00.

Kjo ekspozitë shënon një moment të veçantë për artin bashkëkohor, duke përmbledhur 26 vite krijimtari artistike të njërit prej artistëve që ka eksperimentuar vazhdimisht me forma, mediume dhe qasje të ndryshme artistike. Përmes pikturave, instalacioneve, performancave, vizatimeve dhe veprave konceptuale, Din Azizi sjell para publikut një rrugëtim të gjatë krijues, të ndërtuar me përkushtim, kërkim dhe guxim artistik.

“Hektar i Kohës” paraqet një territor simbolik të mbjellë med ide, kujtime, procese krijuese dhe eksperimente artistike që kanë shoqëruar artistin ndër vite. Ekspozita ofron një mundësi për të reflektuar mbi kohën, transformimin dhe raportin ndërmjet artistit dhe shoqërisë.

Me kurimin e Kushtrim Sylejmanit, kjo ekspozitë hap një kapitull të ri jo vetëm për krijimtarinë e Din Azizit, por edhe për vetë Galerinë Know, e cila hap dyert e saj për publikun me synimin për të qenë një hapësirë e lirë për artin bashkëkohor, dialogun kulturor dhe idetë inovative.

26 vjet krijimtari.

1 hektar art.

Ju mirëpresim në hapjen e ekspozitës dhe në inaugurimin e Galerisë së Artit Bashkëkohor Know!

Detajet e Ngjarjes:

 Data: 12 Qershor 2026

 Ora: 20:00

 Vendi: 📍 Galeria Know

 Adresa: Rr. Ali Qerimi nr. 41, Livoç i Ulët – Gjilan

Mirë se vini!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *