Kryetari i New York City, Zohran Mamdani, ka shkaktuar reagime të shumta pas deklaratave të tij lidhur me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe urdhër-arrestin e lëshuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare (ICC). Mamdani deklaroi se administrata e tij kishte shqyrtuar mundësinë e zbatimit të këtij urdhri në rast të një vizite të Netanyahut në New York.
Megjithatë, pas analizimit të çështjes nga aspekti ligjor, ai pranoi se autoritetet lokale të qytetit nuk kanë kompetencë për të kryer një arrestim të tillë. Sipas tij, zbatimi i urdhrave të kësaj natyre do të ishte çështje e institucioneve federale dhe jo e qeverisë së qytetit.
Deklaratat e Mamdanit kanë nxitur debat të gjerë në SHBA dhe jashtë saj. Përkrahësit e tij i kanë cilësuar si një qëndrim në mbështetje të së drejtës ndërkombëtare, ndërsa kundërshtarët i kanë kritikuar si një ndërhyrje në një çështje të ndjeshme diplomatik.
Çështja ka rikthyer në vëmendje debatin mbi rolin e Shteteve të Bashkuara ndaj vendimeve të Gjykatës Penale Ndërkombëtare dhe kufijtë e kompetencave të autoriteteve lokale në raste me rëndësi ndërkombëtare.



Leave a Reply