Banka Qendrore Evropiane ka hedhur një hap të madh drejt ridizajnimit të kartëmonedhave Euro, duke prezantuar zyrtarisht 10 modele përfundimtare të dizajnit nga të cilat do të zgjidhet pamja e re e parave tona. Pas më shumë se dy dekadash me arkitekturën klasike të urave dhe portave abstrakte, ky proces synon jo vetëm të rrisë sigurinë kundër falsifikimit, por edhe t’u japë kartëmonedhave një imazh më modern, të gjallë dhe gjithëpërfshirës.

Këto 10 koncepte janë ndërtuar mbi dy tema kryesore të përzgjedhura nga vetë qytetarët evropianë: “Kultura Evropiane” dhe “Lumenjtë e Zogjtë”. Përmes tyre, dizajnet e reja ndërthurin trashëgiminë e pasur artistike e shkencore të continentit me ndërgjegjësimin ekologjik dhe mbrojtjen e biodiversitetit. Për më tepër, BQE u ka dhënë mundësinë të gjithë qytetarëve të marrin pjesë në një anketë publike online për të votuar dhe shprehur mendimin e tyre mbi modelin e preferuar.

Vendimi përfundimtar mbi dizajnin fitues pritet të merret gjatë këtij viti, ndërsa përgatitjet teknike për prodhimin masiv dhe përshtatjen e sistemit bankar do të vazhdojnë në vijim. Nuk ka vend për shqetësim për paratë që mbajmë sot në kuletë: kartëmonedhat aktuale nuk do ta humbasin vlerën e tyre dhe do të vazhdojnë të qarkullojnë lirisht pranë me ato të rejat.






Leave a Reply