Paraqitet vetë në Polici personi i përmendur për lidhje me grupe paramilitare serbe

Personi, emri i të cilit u përmend në një emision televiziv si i dyshuar për pjesëmarrje në grupe paramilitare serbe gjatë luftës në Kosovë (1998–1999), është paraqitur vullnetarisht në Stacionin Policor në Prizren.

Lajmi u konfirmua nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili bëri të ditur se personi është intervistuar si ankues, ndërsa rasti po hetohet nga Njësia për Hetimin e Krimeve të Luftës, me autorizim të Prokurorit të Shtetit. Pas intervistimit, ai është liruar.

Më herët gjatë ditës, disa media raportuan se shtetasi turk ishte arrestuar për dyshime që lidhen me krime lufte në zonën e Krushës, por Policia sqaroi se ai është paraqitur vetë dhe nuk është arrestuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *