Një rast i dyshuar për kontrabandim me migrantë është zbuluar në Gjilan, pasi gjashtë persona me shtetësi të huaj janë gjetur brenda hapësirës së rimorkios së një kamioni.
Sipas informacioneve të para, migrantët janë zbuluar gjatë kontrollit të automjetit, ndërsa menjëherë janë njoftuar njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës. Të gjashtë personat janë shoqëruar për procedura të mëtejshme, ndërsa është marrë në pyetje edhe drejtuesi i kamionit.
Rasti ka kaluar për trajtim nga organet kompetente, të cilat po hetojnë rrethanat për të kuptuar nëse shoferi ka qenë i përfshirë në organizimin e kalimit të paligjshëm të migrantëve apo nëse ka pasur ndonjë përgjegjësi tjetër.
Autoritetet kanë vazhduar procedurat ligjore, ndërsa detaje të tjera pritet të bëhen të ditura pas përfundimit të hetimeve.



Leave a Reply