Aksident me fatalitet në Vlashnje të Prizrenit: Humb jetën 21-vjeçarja

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte në fshatin Vlashnje të Prizrenit, ku një 21-vjeçare ka humbur jetën pasi është goditur nga një automjet.

Sipas Policisë, aksidenti është raportuar rreth orës 20:25, në rrugën që lidh Vlashnjen me fshatin Kobaj. E reja, e cila ishte këmbësore, ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar për trajtim në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit.

Rreth orës 21:00, Policia është njoftuar nga spitali se 21-vjeçarja nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa i dyshuari që drejtonte automjetin është arrestuar.

Me konsultimin e prokurorit kujdestar janë ndërmarrë veprimet hetimore për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *