,

Tension në Hagë: Dy protestues arrestohen, një polic mbetet i lënduar

Situata është tensionuar sot në Hagë pas protestës së mbajtur në mbështetje të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pas përfundimit të protestës në Malieveld, një pjesë e protestuesve tentoi të vazhdonte drejt Raamwegut, ku ndodhen Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Sipas Policisë holandeze, për këtë lëvizje nuk kishte leje dhe njësitë policore krijuan një kordon për të bllokuar kalimin. Situata u tensionua kur një pjesë e protestuesve u përball me policinë.

Policia ndërhyri për shpërndarjen e turmës dhe për një kohë të shkurtër përdori topin e ujit dhe sprejin. Sipas autoriteteve holandeze, gjatë përplasjes pati përdorim force ndaj policëve dhe dëmtim të pajisjeve policore.

Si pasojë, një zyrtar policor u lëndua lehtë, ndërsa dy protestues u arrestuan, të dy nën dyshimin për vandalizëm.

Protesta u zhvillua në ditën kur në Hagë u shpall aktgjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, duke bërë që vëmendja të përqendrohej te zhvillimet jashtë objektit të Dhomave të Specializuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *