Një burrë, shtetas i Kosovës, është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Gjilan. Rasti është raportuar më 15 shtator 2026, rreth orës 21:20.
Sipas Policisë së Kosovës, vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, me qëllim të përcaktimit të rrethanave dhe shkakut të vdekjes.
Rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes” dhe është duke u trajtuar nga organet kompetente. Deri tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera rreth rrethanave të rastit.



Leave a Reply