Bekim Jashari reagon pas vendimit të Hagës: “Rroftë Ushtria Çlirimtare e Kosovës”

Bekim Jashari, djali i heroit të kombit Hamëz Jashari, ka reaguar sot pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Përmes një postimi në Instagram, Jashari ka publikuar një fotografi me një mesazh të shkurtër, ku shkruhet: “Rroftë Ushtria Çlirimtare e Kosovës”.

Reagimi i tij vjen në një ditë kur vendimi i Hagës ka shkaktuar reagime të shumta në Kosovë dhe në diasporë, ndërsa qytetarë janë mbledhur në Prishtinë dhe në vende të tjera për të shprehur qëndrimet e tyre.

Postimi i Bekim Jasharit është shpërndarë në rrjetet sociale, duke marrë vëmendje të madhe pas zhvillimeve të sotme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *