
Kosova pret sot një vizitë zyrtare të ministrit të Deleguar për Evropën të Francës. Gjatë qëndrimit në Prishtinë, ai do të zhvillojë takime me kryeministrin në detyrë Albin Kurti, ministrin e Jashtëm Glauk Konjufca dhe ministrin e Financave Hekuran Murati.
Vizita konsiderohet e rëndësishme në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Francës, ndërsa pritet të diskutohen zhvillimet politike, integrimi evropian dhe thellimi i marrëdhënieve dypalëshe. Kjo vizitë vjen në një periudhë kur Kosova vazhdon përpjekjet për forcimin e partneriteteve me vendet e Bashkimit Evropian.


Leave a Reply