80 euro për nxënësit e Kosovës: Nis mbështetja për librat shkollorë, prindërit përgatiten për vitin e ri shkollor

Me afrimin e shtatorit dhe fillimin e vitit të ri shkollor, familjet në Kosovë do të kenë sërish mbështetje financiare për pajisjen e fëmijëve me libra dhe materiale mësimore.

Ministria e Arsimit ka vazhduar skemën e subvencionimit të teksteve shkollore, ku prindërit e nxënësve mund të përfitojnë mjete financiare për të mbuluar një pjesë të shpenzimeve që sjell përgatitja për shkollë.

Sipas skemës së miratuar, nxënësit përfitojnë nga 80 euro, të cilat mund të përdoren për blerjen e librave dhe materialeve të nevojshme mësimore. Aplikimi bëhet përmes platformës e-Kosova, ndërsa mjetet kalojnë në llogaritë bankare të prindërve.

Kjo masë synon t’ua lehtësojë barrën ekonomike familjeve, pasi çdo vit fillimi i shkollës shoqërohet me shpenzime të shumta për libra, fletore dhe pajisje të tjera shkollore.

Prindërit tashmë kanë nisur përgatitjet për sezonin shkollor, ndërsa subvencionimi pritet të jetë një ndihmë e rëndësishme për mijëra familje në të gjithë vendin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *