Një ngjarje e rëndë ka tronditur Pejën në orët e hershme të mëngjesit të së hënës, ku një grua ka humbur jetën pasi është goditur nga treni. Sipas informacioneve të para, aksidenti ka ndodhur rreth orës 05:32, në momentin kur treni ishte nisur nga Peja në drejtim të Fushë Kosovës.
Burime mediatike kanë bërë të ditur se viktima është Florije Muriqi, rreth 50 vjeç. Ekipet e Policisë së Kosovës dhe Emergjencës kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, por mjeku kujdestar ka konstatuar se gruaja kishte ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra.
Prokurori kompetent është njoftuar për rastin dhe njësitet hetimore kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj tragjedie. Deri më tani nuk është bërë e ditur se si ka ndodhur përplasja dhe autoritetet nuk kanë dhënë detaje nëse bëhet fjalë për aksident apo për ndonjë rrethanë tjetër.



Leave a Reply