Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj Skënder Llugiqit,i dyshuar se bëri thirrje për pushkatimin e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt.
Llugiqi dyshohet se deklaratën e ka bërë në sallën e Kuvendit të Kosovës, e cila ishte hapur për pritjen e mërgimtarëve,gjatë një periudhe kur në Kuvend po zhvilloheshin përplasje politike lidhur me vazhdimin e seancës për konstituimin e Kuvendit.
Sipas raportimeve, ndaj Llugiqit janë ngritur dyshime për veprat penale “Kanosja” dhe “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”. Gjykata e ka arsyetuar masën e paraburgimit edhe me vlerësimin se ekziston rrezik real që i dyshuari të arratiset, nëse lihet i lirë.



Leave a Reply