,

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Indonezi, të paktën 38 të vdekur

Të paktën 38 persona kanë humbur jetën pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 7.7 që goditi të shtunën, më 15 gusht, zonën e ishullit Flores, në Indonezinë lindore. Bilanci është rritur nga 20 viktima, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se numri mund të ndryshojë teksa ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet.

Sipas autoriteteve indoneziane, 13 persona janë lënduar, prej tyre dy në gjendje të rëndë dhe 11 me lëndime më të lehta. Rreth 2 mijë banorë janë evakuuar, ndërsa ndërtesa janë shembur dhe rrëshqitjet e dheut kanë bllokuar rrugë të rëndësishme, duke vështirësuar operacionet e shpëtimit.

Ekipet e emergjencës vijojnë kërkimet nën rrënoja dhe në zonat e prekura, ndërsa autoritetet po vlerësojnë dëmet dhe numrin e viktimave.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *