Fshiheshin në veturë, por u zbuluan në kufi: Mbi 54 mijë euro të padeklaruara!

Dogana e Kosovës ka zbuluar mbi 54 mijë euro mjete monetare të padeklaruara gjatë kontrollit të një automjeti në pikën kufitare të Kullës. Rasti është zbuluar sot, më 28 gusht, gjatë një kontrolli të detajuar në vijën e dytë. 

Gjatë kontrollit, zyrtarët doganorë kanë gjetur para të gatshme në euro dhe valuta të tjera të huaja. Pas konvertimit të të gjitha mjeteve sipas kursit zyrtar, shuma totale e parave të padeklaruara ka rezultuar të jetë mbi 54 mijë euro. 

Në bazë të procedurave ligjore, Dogana ka bërë konfiskimin e 25 për qind të shumës së padeklaruar, që kap vlerën e mbi 13 mijë e 500 eurove. Pjesa tjetër e mjeteve është proceduar në përputhje me rregullat në fuqi. 

Dogana e Kosovës u ka rikujtuar qytetarëve se gjatë kalimit të kufirit janë të obliguar të deklarojnë mjetet monetare, ndërsa kontrollet në pikat kufitare do të vazhdojnë për parandalimin e veprimtarive të kundërligjshme. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *