Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur sot, 28 gusht, të pafajshëm Glauk Konjufcën në rigjykimin lidhur me akuzën për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.
Konjufca akuzohej për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, lidhur me ngjarjen e 10 gushtit 2016, kur në sallën e Kuvendit ishte hedhur gaz lotsjellës dhe ishte ndërprerë mbledhja.
Gjatë shpalljes së aktgjykimit, gjyqtarja Edita Çanta deklaroi se Konjufca lirohet nga akuza, pasi nuk është provuar se ai e ka kryer veprën penale për të cilën akuzohej. Palët kanë të drejtë ankese ndaj këtij vendimi.
Ky është rasti i dytë kur Gjykata Themelore në Prishtinë e shpall Konjufcën të pafajshëm për këtë akuzë. Vendimi i parë ishte dhënë në shkurt të vitit 2024, por më pas Gjykata e Apelit e kishte prishur atë vendim dhe rastin e kishte kthyer në rigjykim.



Leave a Reply