KGJK refuzon kthimin e gjyqtarëve serbë – Haxhiu e mirëpret vendimin

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka refuzuar kërkesën e gjyqtarëve dhe stafit mbështetës serb që ishin dorëhequr më herët për t’u rikthyer në detyrë. Pas këtij vendimi, KGJK-ja i ka propozuar ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, që t’i lirojë nga detyra.

Haxhiu ka thënë se e mirëpret vendimin dhe se, në përputhje me përgjegjësitë e saj kushtetuese dhe ligjore, do të ndërmarrë veprimet përkatëse. Vendimi është marrë sot dhe është një zhvillim i rëndësishëm në raport me funksionimin e institucioneve të drejtësisë në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *