Zhvillim i ri në krizën politike: Hamza thotë se PDK nuk e voton Sejdiun

Marrëveshja e arritur sot mes Vetëvendosjes dhe LDK-së për kandidaturën e Bekim Sejdiut për president të Kosovës ka shkaktuar reagime të menjëhershme nga partitë opozitare.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar se nuk e di nëse dy partitë do t’i kenë numrat e nevojshëm për ta zgjedhur presidentin dhe ka bërë të qartë se nga PDK-ja nuk do të ketë votë për kandidatin e propozuar.

Deklarata e tij vjen vetëm pak orë pasi u bë publike marrëveshja politike mes VV-së dhe LDK-së. Për zgjedhjen e presidentit nevojiten 80 vota në Kuvend, ndërsa pa mbështetjen e opozitës dhe të deputetëve të komuniteteve procesi mund të mbetet përsëri në pikëpyetje.

Tashmë vëmendja është te numrat që do të mund të sigurohen në Kuvend dhe te mënyra se si do të zhvillohet seanca për zgjedhjen e presidentit. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *