Një ndryshim i rëndësishëm pritet në sezonin e ardhshëm të “Big Brother VIP Kosova”.
Jonida Vokshi ka konfirmuar se nuk do të jetë pjesë e edicionit të ardhshëm të reality-show-t si moderatore, pas katër edicionesh në këtë rol.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë përmes një postimi në rrjetet sociale, duke lënë të kuptohet se këtë herë do ta ndjekë programin nga ana tjetër e ekranit.
Tashmë vëmendja është kthyer te pyetja se kush do ta marrë rolin e saj në sezonin e ardhshëm dhe nëse do të ketë ndryshime të tjera në ekipin e programit.



Leave a Reply