Pas muajsh bllokade politike, në Kosovë është bërë një hap i rëndësishëm drejt zgjidhjes së krizës institucionale. Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës janë pajtuar që Bekim Sejdiu të jetë kandidati i përbashkët për President të Republikës së Kosovës.
Sejdiu, profesor i drejtësisë dhe ish-gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, e ka pranuar kandidaturën dhe ka deklaruar se e sheh këtë si një përgjegjësi të madhe ndaj vendit dhe qytetarëve.
Marrëveshja mes dy partive mund të jetë vendimtare për tejkalimin e ngërçit politik. VV ka 58 deputetë, ndërsa LDK 18, dhe mbështetja e disa deputetëve të komuniteteve do të mund t’u siguronte shumicën e nevojshme për zgjedhjen e Presidentit. Megjithatë, mbetet për t’u parë kur do të mblidhet Kuvendi dhe nëse procesi do të përfundojë me votim.



Leave a Reply