,

Marrëveshja që zhbllokon krizën: VV dhe LDK pajtohen për Presidentin

Pas javësh negociatash dhe një krize të zgjatur institucionale, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë arritur marrëveshje për kandidatin për President të Kosovës.

Kryetari i LVV-së, Albin Kurti, dhe kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, janë pajtuar që Bekim Sejdiu të jetë kandidati i përbashkët për postin e Presidentit të Republikës së Kosovës.

Marrëveshja vjen pas takimeve të vazhdueshme mes dy liderëve, të cilat kishin nisur prej javësh me synimin për të gjetur një zgjidhje për ngërçin institucional. Abdixhiku ka deklaruar se bisedimet nuk kanë qenë të lehta, por se palët kanë qenë të vendosura për të gjetur një zgjidhje.

Bekim Sejdiu, ish-ambasador i Kosovës në Turqi dhe ish-gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, pritet të jetë emri që do të marrë mbështetjen e dy partive për këtë pozitë.

Marrëveshja mes VV-së dhe LDK-së shihet si një hap i rëndësishëm drejt zhbllokimit të situatës politike dhe funksionalizimit të institucioneve të vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *