,

Sërish përplasje para Qeverisë: PDK dhe Aleanca kërkojnë fundin e krizës institucionale

Deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës kanë vazhduar edhe sot aksionin para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar zhbllokimin e institucioneve dhe vazhdimin e procesit të konstituimit të Kuvendit.

Aksionit të sotëm iu janë bashkuar edhe përfaqësues të institucioneve lokale, asamblistë dhe aktivistë politikë nga disa komuna. Ata janë mbledhur në orët e mëngjesit para ndërtesës së Qeverisë, duke bërë thirrje që institucionet e vendit të funksionalizohen sa më shpejt.

Nga PDK-ja dhe Aleanca është kërkuar që mazhoranca të marrë përgjegjësi për tejkalimin e ngërçit politik dhe krijimin e institucioneve të reja. Opozita ka insistuar vazhdimisht që procesi i konstituimit të Kuvendit të vazhdojë.

Ky aksion vjen në një kohë kur Kosova po përballet me një krizë të zgjatur institucionale, ndërsa partitë politike vazhdojnë përpjekjet për të gjetur një zgjidhje për ngërçin aktual.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *