
Një rast i pazakontë mashtrimi është raportuar në Prishtinë, ku një marrëveshje për shitjen e një veture ka përfunduar me arrestimin e një personi.
Sipas të dhënave të bëra publike, një qytetar pretendon se ia kishte dorëzuar një 33-vjeçari një veturë të tipit Golf 7 me premtimin se pagesa do të kryhej më vonë.
Por situata nuk përfundoi aty. I njëjti person dyshohet se kishte marrë edhe 4,600 euro hua dhe, sipas kallëzimit, paratë nuk ishin kthyer.
Rasti tashmë është duke u trajtuar nga organet kompetente dhe ndaj të dyshuarit janë ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore.


Leave a Reply