,

Nga serialet kosovare në Netflix – Lyra Gjoci po bën emër ndërkombëtarisht

Aktorja kosovare Lyra Gjoci po vazhdon të zgjerojë karrierën e saj përtej skenës shqiptare, duke u bërë pjesë e serialit të Netflix, “Ripple”.

Seriali, i cili u publikua në Netflix më 3 dhjetor 2025, rrëfen historitë e katër personazheve në New York, jetët e të cilëve ndërthuren pas përjetimeve dhe humbjeve personale. Lyra Gjoci interpreton personazhin e infermieres Angela dhe shfaqet në gjashtë episode të produksionit.

Gjoci është e njohur për publikun shqiptar edhe nga produksione vendore, përfshirë “Kafeneja Jonë” dhe “Zyra për Gjithçka”. Ajo ka pasur gjithashtu angazhime në kinemanë kosovare, ndërsa më herët është vlerësuar me çmimin “Best Lead Actress” për rolin në filmin “Shpresa” në një festival të filmave shqiptarë në New York.

Prania e saj në një produksion të shpërndarë nga Netflix përbën një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e aktores kosovare, duke e çuar emrin e saj para një audience shumë më të gjerë ndërkombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *