Rezultatet e PISA 2025 janë publikuar sot dhe tregojnë se nxënësit 15-vjeçarë të Kosovës vazhdojnë të kenë rezultate shumë të dobëta.
Kosova ka marrë 357 pikë në shkencë, 340 në lexim dhe 350 në matematikë. Në matematikë është shënuar rënie krahasuar me vitin 2022, ndërsa rezultatet në lexim kanë rënë gjithashtu.
Në testim morën pjesë 6,632 nxënës nga 213 shkolla të Kosovës. Rezultatet mbeten shumë nën mesataren e vendeve të OECD-së.
Për shembull, vetëm rreth 15% e nxënësve arritën të paktën Nivelin 2 në matematikë, ndërsa në lexim kjo shifër ishte rreth 16%.



Leave a Reply