,

Qeveria falënderon organizatorët dhe mijëra qytetarët pjesëmarrës në “Marshin për Liri”

Qeveria e Republikës së Kosovës ka reaguar pas përfundimit të “Marshit për Liri”, duke falënderuar organizatorët dhe mijëra qytetarët që morën pjesë në tubimin e mbajtur sot në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.

Në reagimin e saj, Qeveria ka shprehur mirënjohje për mijëra qytetarët pjesëmarrës, duke vlerësuar veçanërisht sjelljen paqësore, paraqitjen dinjitoze dhe qëndrimet e qarta që u shprehën gjatë marshimit.

Qeveria ka falënderuar gjithashtu organizatorët e “Marshit për Liri” për organizimin e tubimit dhe ka vlerësuar bashkëpunimin e tyre me institucionet e rendit dhe të sigurisë.

“Po ashtu, shprehim mirënjohje edhe për mijëra qytetarë pjesëmarrës, për sjelljen paqësore, paraqitjen dinjitoze dhe qëndrimet e qarta të shprehura gjatë këtij organizimi”, thuhet në reagimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Sipas Qeverisë, bashkëpunimi i organizatorëve dhe pjesëmarrësve me organet e rendit dhe të sigurisë së Republikës së Kosovës ka kontribuar që marshi të zhvillohet në mënyrë të qetë dhe të sigurt.

“Marshi për Liri” u mbajt me kërkesën për lirimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, ish-drejtues të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët ndodhen në paraburgim në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Marshimi mblodhi qytetarë nga komunat e Kosovës, trojet shqiptare dhe diaspora, ndërsa në sheshin “Skënderbeu” u përcollën mesazhe në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së dhe kërkesës për drejtësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *