,

PDK merr vendim të papritur: Nuk merr pjesë në seancën e sotme të Kuvendit

Partia Demokratike e Kosovës ka marrë sot një vendim lidhur me vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

PDK ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në vazhdimin e seancës së sotme, duke e kundërshtuar mënyrën se si po zhvillohet procesi i konstituimit të Kuvendit.

Përmes këtij qëndrimi, PDK ka paralajmëruar gjithashtu se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, duke kërkuar trajtimin e situatës së krijuar rreth zvarritjes së konstituimit të legjislativit.

Vendimi i PDK-së vjen në një kohë kur Kuvendi vazhdon të përballet me vështirësi në përmbylljen e procesit të konstituimit. Mbetet të shihet nëse ky qëndrim do të ndikojë më tej në zhvillimet e seancës së sotme.

Zhvillimet në Kuvend pritet të vazhdojnë gjatë ditës, ndërsa vëmendja tashmë është edhe te hapi që PDK ka paralajmëruar drejt Gjykatës Kushtetuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *