,

Djali i Thaçit dhe Veselit i bashkohen protestës në Prishtinë

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, dhe Klestor Veseli, djali i ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, janë parë sonte në protestën që po mbahet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë. 

Klestor Veseli, duke folur shkurt për mediat, tha se kishte ardhur për të dëgjuar zërin e qytetarëve.

“Sot e dëgjojmë popullin se çka thotë.” 

Të dy janë kthyer një natë më parë nga Haga, ku morën pjesë në seancën e shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Pas mbërritjes në Kosovë, ata u pritën nga qytetarë që brohoritën “UÇK, UÇK” në aeroportin “Adem Jashari”. 

Protesta në Prishtinë është thirrur pas vendimit të 16 shtatorit dhe po zhvillohet me pjesëmarrjen e qytetarëve dhe familjarëve të ish-krerëve të UÇK-së. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *