Protesta e paralajmëruar për sot në Prishtinë, e thirrur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, pritet të mbledhë qytetarë në sheshin “Skënderbeu”, në kundërshtim të vendimit dënues ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.
Organizatorët kanë bërë thirrje që protesta të zhvillohet në mënyrë paqësore dhe pa dhunë. Një prej kërkesave të përsëritura është që pjesëmarrësit të mos mbajnë maska dhe të marrin pjesë hapur në tubim.
Thirrja vjen pas protestave të zhvilluara më herët, gjatë të cilave pati edhe incidente dhe dëmtime të disa objekteve. Për protestën e sotme është paralajmëruar që fokusi të jetë te pjesëmarrja qytetare dhe kundërshtimi paqësor i vendimit.
Protesta është paralajmëruar të nisë në orën 12:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.



Leave a Reply