Sot, më 18 shtator, Kosovës i jepet lamtumira e fundit Flora Brovinës, ish-deputetes, mjekes, poetes dhe humanistes, e cila ka lënë gjurmë në jetën publike dhe historinë e vendit.
Ceremonia komemorative në nderim të saj mbahet në orën 10:00 në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë.
Pas ceremonisë, nga ora 11:30 deri në 14:30, do të zhvillohen homazhe në Hollin e Kuvendit të Kosovës, ku qytetarët dhe përfaqësues të institucioneve do të kenë mundësi t’i bëjnë nderimet e fundit.
Varrimi i Flora Brovinës është paraparë të zhvillohet në orën 16:00, në varrezat e Prishtinës, në lagjen Arbëria.
Flora Brovina ka qenë e njohur për veprimtarinë e saj në mjekësi, letërsi dhe angazhimin humanitar, ndërsa sot familjarë, miq, kolegë dhe qytetarë do ta përcjellin në banesën e fundit.



Leave a Reply