Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka reaguar lidhur me paralajmërimet për demonstrata që mund të zhvillohen më 16 shtator, ditën kur pritet të shpallet vendimi në Hagë për ish-krerët e UÇK-së.
Sipas njoftimit të publikuar sot, qytetarët janë paralajmëruar për mundësinë e tubimeve të mëdha në këtë ditë. Situata pritet të monitorohet nga afër, ndërsa autoritetet kanë ndërmarrë masa për menaxhimin e sigurisë.
Data 16 shtator ka marrë vëmendje të madhe në Kosovë, pasi atë ditë pritet vendimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit në Hagë.
Në Kosovë, në ditët e fundit janë zhvilluar aktivitete dhe marshime në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa qytetarë dhe figura publike kanë bërë thirrje për pjesëmarrje dhe solidaritet.
Ambasada amerikane u ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm dhe të kenë parasysh zhvillimet e mundshme të 16 shtatorit, ditë e cila pritet të jetë një nga ditët më të ndjeshme për Kosovën.



Leave a Reply