Policia greke është vënë në kërkim të Alket Rizait pas një incidenti me armë zjarri në një lokal pranë bregdetit në Greqi.
Rizai, i njohur prej vitesh për arratisjet e tij spektakolare nga burgjet greke, ndodhej jashtë burgut me leje dhe duhej të kthehej në institucionin penitenciar mëngjesin e 14 shtatorit.
Sipas raportimeve greke, autoritetet po hetojnë përfshirjen e tij të dyshuar në një konflikt ku pati të shtëna me armë. Pas incidentit, ai nuk ishte kthyer në burg dhe policia nisi kërkimet për gjetjen e tij. Hetimet vazhdojnë për të përcaktuar saktësisht rolin e tij në ngjarje.



Leave a Reply