Sipas Policisë së Shtetit, hetimi nisi pas kallëzimeve të administratorëve të disa lokaleve në zona të ndryshme të kryeqytetit. I dyshuari dyshohet se ka hyrë me forcë në 16 biznese, duke marrë para dhe produkte.
Rasti është zhvilluar në disa zona nën juridiksionin e komisariateve nr. 1, 2, 3 dhe 4. Sipas policisë, 8 raste lidhen me zonën e Komisariatit nr. 2, katër me nr. 3, dy me nr. 1 dhe dy me nr. 4.
Ajo që e bën lajmin më interesant janë pamjet e kamerave të sigurisë, ku shihet personi duke thyer dyert e lokaleve dhe duke hyrë brenda. Operacioni policor është koduar “Broken Door”.
Policia ka bërë të ditur gjithashtu se 34-vjeçari ishte më parë nën masën “arrest në shtëpi” për një vepër të ngjashme. Hetimet vazhdojnë për dokumentimin e plotë të rasteve të tjera.



Leave a Reply