Ramush Haradinaj është i vetmi Politikan nga Kosova që u prit nga shumë personalitete të larta në SHBA

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si i thirrur për “Lutjet e Mëngjesit”, së fundmi ka publikuar edhe një foto tjetër me një Gjeneral Amerikan!

Që nga shkuarja e Ramush Haradinaj në ShBA, ai na informoi se si u prit nga zyrtarët e deri te vizitat në Departamentin e Luftës dhe takimet me Kongresmen të ndyshëm.

Postimi i plotë nga Ramush Haradinaj👇🏻

“Gjatë ceremonisë së Lutjeve të Mëngjesit, pata nderin të takohem me Gjeneralin Amerikan, Claude M. Kicklighter, i cili ka një karrierë të gjatë dhe të shquar në Ushtrinë Amerikane.

I shpreha vlerësimin tim të thellë për shërbimin e tij ndaj popullit amerikan, mbështetjen ndaj Kosovës dhe për përkushtimin ndaj paqës dhe sigurisë globale.

Ky takim më kujtoi edhe një herë rëndësinë jetike të miqësisë së palëkundur ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës. Jemi të bekuar me aleancën e përjetshme me Amerikën, dhe kjo lidhje mbetet themel i sigurisë dhe prosperitetit tonë si shtet.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *