Një situatë shqetësuese është raportuar së fundmi në Prokuroria Themelore në Gjilan, ku institucioni ka mbetur pa qasje në shërbimet e internetit për shkak të mospagesës së obligimeve financiare ndaj operatorit përkatës. Kjo gjendje ka shkaktuar vështirësi në funksionimin e përditshëm të prokurorisë dhe ka ngritur shqetësime serioze për efikasitetin institucional.
Sipas informacioneve të siguruara, ndërprerja e internetit ka ndikuar drejtpërdrejt në komunikimin elektronik, qasjen në sistemet zyrtare dhe realizimin e procedurave administrative e hetimore. Burime brenda institucionit bëjnë të ditur se puna e stafit është vështirësuar ndjeshëm, derisa mungesa e internetit po pengon edhe koordinimin me institucionet tjera relevante.
Ky rast ka nxitur reagime dhe kritika lidhur me menaxhimin financiar dhe organizativ të institucioneve të drejtësisë në vend. Qytetarët dhe njohësit e sistemit juridik po e konsiderojnë alarmante faktin që një institucion kaq i rëndësishëm për sundimin e ligjit të përballet me probleme bazike funksionale për shkak të mospagesave. Ende nuk ka një reagim zyrtar nga organet përgjegjëse lidhur me afatin e rikthimit të shërbimeve.



Leave a Reply