
Zbulimi nga NASA i më shumë se 6 000 ekzoplaneteve të konfirmuara e ka transformuar kuptimin e shkencëtarëve për universin, por një arritje madhore ka mbetur ende e pakapshme: ekzohëna e parë e konfirmuar. Tani, astronomët thonë se një objekt qiellor tejet i pazakontë, që orbiton rreth një xhuxhi kaf të largët, mund të bëhet kandidati më i fortë deri më tani për këtë status.
Ky zbulim i pazakontë, i përshkruar në një studim të ri të botuar në revistën Nature, zbulon një sistem kozmik të rrallë me tre nivele, në të cilin një objekt i ngjashëm me hënën orbiton rreth një xhuxhi kaf, i cili nga ana e tij rrotullohet rreth një ylli të largët.

Ndonëse studiuesit nuk shkojnë deri aty sa ta shpallin zyrtarisht si ekohënën e parë të konfirmuar, ata thonë se ky zbulim përbën një hap të rëndësishëm përpara në kërkimin e këtyre botëve, ekzistenca e të cilave dyshohej prej kohësh.


Leave a Reply