,

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan vazhdon aktivitetet në kuadër të Planit Operativ “Vera 2026”

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, përmes stacioneve policore dhe njësive të specializuara rajonale, po vazhdon angazhimin e saj në tërë zonën e përgjegjësisë përmes aktiviteteve të shtuara operative dhe parandaluese në kuadër të Planit Operativ “Vera 2026”.

Në fokus të këtyre aktiviteteve janë:

 • Rritja e prezencës dhe patrullimeve policore në terren.  

 • Mbikëqyrja dhe kontrolli i rreptë i trafikut rrugor për parandalimin e aksidenteve.  

 • Ndërmarrja e masave konkrete ndaj të gjithë shkelësve të ligjit.  

 • Parandalimi dhe luftimi i dukurive negative penale, përfshirë ato që ndërlidhen me narkotikët, përmes veprimeve operative dhe hetimore.  

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në krijimin e një ambienti sa më të sigurt për të gjithë qytetarët gjatë këtij sezoni veror. Me këtë rast, ftohen të gjithë qytetarët për bashkëpunim dhe respektim të rregullave të trafikut e ligjit.