ZYRTARE: Jürgen Klopp emërohet trajneri i ri i Gjermanisë

Screenshot

Federata Gjermane e Futbollit (DFB) ka konfirmuar zyrtarisht emërimin e Jürgen Klopp si trajnerin e ri të kombëtares së Gjermanisë. Ish-trajneri i Borussia Dortmund dhe Liverpool rikthehet në pankinë pas periudhës së tij si drejtues i futbollit global te Red Bull.

Klopp zëvendëson Julian Nagelsmann pas eliminimit zhgënjyes të Gjermanisë në Kupën e Botës 2026 dhe ka firmosur një kontratë deri në vitin 2030. Objektivi i tij do të jetë rikthimi i “Mannschaft” në majat e futbollit botëror, me fokus te Euro 2028 dhe Kupa e Botës 2030.

Në prezantimin e tij të parë, Klopp u shpreh se dëshiron të rikthejë entuziazmin dhe identitetin e kombëtares gjermane, duke premtuar futboll intensiv dhe ofensiv – stil që e ka karakterizuar gjatë gjithë karrierës së tij.

“Nëse njerëzit mendojnë se nuk jam personi i duhur për këtë punë, do të largohem. Nuk kam nevojë që dikush të më detyrojë.”

Trajneri gjerman gjithmonë ka theksuar se besimi mes tij, klubit dhe tifozëve është thelbësor, duke shtuar se nuk do të qëndronte kurrë në një rol ku nuk ndihej më i mbështetur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *