Reagime pas publikimit të një fotografie me zyrtar policor: Ngrihen pyetje për përdorimin e simboleve në uniformën e Policisë së Kosovës

Një fotografi e publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqet një zyrtar i Policisë së Kosovës me një simbol që ka nxitur debat, ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik.

Kritikët e kanë cilësuar rastin si të papranueshëm, duke theksuar se uniforma e Policisë së Kosovës përfaqëson shtetin, rendin kushtetues dhe institucionet e Republikës së Kosovës. Sipas tyre, çdo veprim që perceptohet si cenim i dinjitetit të uniformës duhet të trajtohet me seriozitet nga institucionet përgjegjëse.

Në reagimet e publikuara është shtruar edhe pyetja pse në vend të simboleve shtetërore të Kosovës shfaqet një flamur tjetër, duke kërkuar sqarime dhe, nëse konstatohet shkelje, marrjen e masave në përputhje me ligjin dhe rregulloret në fuqi.

Rasti ka nxitur diskutime të shumta në rrjetet sociale, ndërsa deri më tani nuk ka pasur një reagim zyrtar nga Policia e Kosovës lidhur me fotografinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *