Interes rekord për Universitetin e Prishtinës – mbi 1 mijë aplikantë më shumë se një vit më parë

Screenshot

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” po shënon një rritje të ndjeshme të interesimit për regjistrim këtë vit. Krahasuar me vitin e kaluar, mbi 1 mijë kandidatë më shumë kanë aplikuar për të vazhduar studimet në institucionin më të madh publik të arsimit të lartë në vend.

Një tjetër zhvillim pozitiv është edhe pranimi i katër studentëve nga diaspora, duke dëshmuar interesimin në rritje të të rinjve shqiptarë jashtë vendit për të studiuar në Kosovë.

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Arben Hajrullahu, e cilësoi këtë si një lajm shumë inkurajues, duke theksuar se rritja e numrit të aplikantëve është dëshmi e besimit të studentëve dhe e punës së vazhdueshme për ngritjen e cilësisë në universitet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *