
Paris Saint-Germain ka vendosur një çmim të lartë për sulmuesin e talentuar Bradley Barcola, teksa Liverpooli ka nisur bisedimet për transferimin e tij.
Sipas raportimeve, kampioni francez kërkon rreth 170 milionë euro për të lejuar largimin e Barcolas, një shifër që tregon rëndësinë që lojtari ka fituar në projektin e klubit parisien.
Liverpooli është i interesuar seriozisht për francezin dhe ka nisur negociatat me PSG-në, duke e parë Barcolan si një përforcim ideal për repartin ofensiv. Megjithatë, diferenca mes kërkesës së klubit francez dhe ofertës së mundshme të “Reds” mund të jetë pengesa kryesore në arritjen e një marrëveshjeje.
Barcola, i cili është shndërruar në një nga talentet më të kërkuara në Evropë, vazhdon të tërheqë vëmendjen e gjigantëve të futbollit falë shpejtësisë, teknikës dhe ndikimit të tij në sulm.


Leave a Reply