, ,

Agron Shehaj: E pafalshme që Shqipëria bën negociata me Beogradin për konsullatën në Shkodër kur Perëndimi po izolon Vuçiç

Kreu i partisë dhe deputeti Agron Shehaj ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit politike, duke e quajtur të papranueshme hapjen e negociatave mes Shqipërisë dhe Beogradit për hapjen e një Konsullate serbe në Shkodër.

Në një postim të bërë në rrjetet sociale, Shehaj thekson se kjo lëvizje vjen në një kohë kur Perëndimi po izolon regjimin e Aleksandër Vuçiç. Sipas tij, Serbia vazhdon të refuzojë përgjegjësinë për gjenocidin në Kosovë dhe vijon retorikën armiqësore, duke përmendur gjithashtu deklaratat e fundit të ministres serbe për spastrimin etnik të shqiptarëve.

“Kur gjithë Perëndimi po izolon regjimin e Vuçiçit, është e pafalshme që Shqipëria bën negociata me Beogradin për të hapur një Konsullatë serbe në Shkodër,” u shpreh Shehaj.

Ai thekson se interesi kombëtar i Shqipërisë mbrohet vetëm përmes mbështetjes së pakushtëzuar për shqiptarët e Luginës së Preshevës, ndërsa i bën thirrje qeverisë shqiptare të tërhiqet menjëherë nga këto hapa dhe të mbajë përgjegjësi për situatën.

Screenshot

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *